Sali Berisha ka reaguar sërish për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar për aferën e inceneratorëve.
Berisha tha sot se për ish-gruan dhe partneren e Ahmetajt është lëshuar urdhër-arrest.
“Nuk kam komunikuar drejtpërdrejtë me Arben Ahmetajt. Për të dy zonjat, ish-bashkëshortet dhe bashkëshorten, burime pothuajse, mjaftë të besueshme më thonë se është lëshuar urdhër-arresti. Skam asgjë, por çfarë tingëllon këtu?! Të lëshon urdhër-arrest për këto zonja dhe të sillet Veliaj, Agaçi, Rama, të lihen të lirë se janë bazë e kësaj vjedhje, ky është akt që dëshmon se përpiqesh me çdo kusht që të mbash çështjen.”, tha Berisha.












