Arbana Osmani ka komunikuar mbrëmjen e sotme se Big Brother ka marrë vendimin të ndalojë komentet në faqen zyrtare të spektaklit.
Shkak i këtij vendimi të papritur nga Big Brother janë bërë komentet me gjuhë urrejtje ndaj banorëve, por edhe familjarëve të tyre, duke përmendur këtu edhe bashkëshorten e Maestros, e cila është shtatzënë.
“Më vjen shumë keq, nga sot nuk do të mund të shprehni mendimin tuaj për banorët. Top Channel do t’jua mundësojë këtë gjë kur të ndalojnë fyerjet, kërcënimet edhe për gra shtatzëna. Fansa të çmendur fyejnë, shajnë, kërcënojnë, bullizojnë. Le të shpresojmë që kjo gjë të qetësojë sadopak situatën për ata që përdorin gjuhë urrejtje“, tha Arbana.












