Kryeministri Edi Rama, ka publikuar shkrimin e medias gjermane “Bild” , e cila liston Shqipërinë në krye të destinacioneve për vitin 2025.
Rama shkruan se ky është një superpromovim ndërkombëtar, ndërsa shtoi se Shqipëria po përgatitet për panairin më të madh në botë për turizmin.
“Superpromovim ndërkombëtar mediatik nga tabloidi gjerman “Bild” që na rendit në krye të listës së destinacioneve për të udhëtuar gjatë këtij viti. 356 mijë vizitorë nga Gjermania kanë udhëtuar drejt Shqipërisë deri në nëntor, ndërsa po përgatitemi që gjatë muajit mars të prezantohemi si fytyra e ITB Berlin 2025, panairit më të madh në botë për turizmin”, shkruan Rama.
Media gjermane “Bild” rendit Shqipërinë në krye të listës së destinacioneve për të udhëtuar gjatë këtij viti.












