Ami Kozeli, kreu i ARRSH-sw, ka folur këtë të martë në një konferencë për mediat lidhur me bllokimin disa ditor të aksit Librazhd-Përrenjas. Kozeli ka zbardhur vendimet e marra pas mbledhjes së Këshillit Teknik ditën e sotme.
Nga analiza e kryer, shkaku kryesor i kësaj situate mbetet ndikimi i reshjeve intensive dhe të zgjatura, që ka shkaktuar erozion lumor, duke çuar në rrëshqitje të vazhdueshme dhe në seri.
Në mbledhjen e sotme, Këshilli Teknik ka marrë këto vendime:
- Ndërtimi i një rruge të re provizore në shtratin e Lum Shkumbin.
- Rakordimi i menjëhershëm me Hekurudhën Shqiptare, agjencitë kombëtare të mjedisit dhe agjencitë e menaxhimit të burimeve ujore për menaxhimin e situatës.
- Prishja e urës ekzistuese, lehtësimi i rrugës së prishur dhe ndërtimi i një skarpat natyror që do të mundësojë ndërhyrjen.
- Sistemi i ujërave në gjithë zonën përreth të përmirësohet dhe të menaxhohet më mirë.
- Devijimi i rrjedhës së lumit që godet rrugën dhe hekurudhën.












