Bonusi i pranverës ishte kartolina e fundvitit e kryeministrit Edi Rama për pensionistët.
Nga Himara shefi i qeverisë sqaroi skemën e mbështetjes për të moshuarit.
“Kemi caktuar edhe bonusin e pranverës, i cili do të jepet përmes një fondi të hapur nga qeveria shqiptare për pensionistët në BSH. Ata me pension nën 200 euro do të marrin 100 euro bonus, ndërsa ata që kanë mbi 200 euro do të marrin 50 euro bonus”, u shpreh Rama.
Për himarjotët Edi Rama kishte një dhuratë tjetër. U shpërndau titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara, bashkë me premtimin se qeveria e tij do të mbyllë shume shpejt edhe procesin e regjistrimit te tokave.