Njësoj si vitin e kaluar, në disa plazhe të Sarandës janë vendosur ne dispozicion të pushuesve shezllone dhe çadra falas për qytetarët dhe turistët.
Nje model shembullor i vendosur nga kryebashkiaku socialist i Sarandes, Oltion Çaçi i cili ditët e para të sezonit turistik ka marrë falenderimet pafund nga pushuesit dhe banorët e këtij qyteti në jug të vendit.
“Saranda ❤️ ku është krijuar një model i plazhit publik, me çadra dhe shezllone të reja pa pagesë për pushuesit ⛱️🌊”, njofton Qeveria Rama.












