Prej disa javësh vendi ynë është pushtuar nga turistët e huaj, të cilët kanë zgjedhur bukuritë e bregdetit shqiptar për të pushuar.
Vetëm pak km larg kryeqytetit, në qytetin bregdetar të Durrësit plazhet janë të tejmbushura me pushues. Vetëm këtë të diel, numri i tyre nga Gjiri i Lalëzit e deri në Golem i kalon 250 mijë.
Ajo që e favorizon më shumë Durrësin si destinacion është aplikimi i konceptit “all Inclusive”, si dhe çmimet ende ta parritura.
Velipoja është një tjetër destinacion i preferuar në këtë sezon, ku deri në shtator rreth 200 strukturat akomoduese si hotele e shtëpi pushimi janë të rezervuara. Synimi është që këtë vit, numri i pushuesve t’i kalojë 400.000 pushues, pa llogaritur pushuesit ditorë, kryesisht banorë të Shkodrës.
Shqipëria po përjeton periudhën më të mirë turistike të pas viteve ’90. Të huajt e kanë “pushtuar” atë nga Veriu në Jug, duke ardhur nga çdo vend i botës. Turistët nuk shijojnë vetëm atraksionet turistike të vendit, por edhe ushqimet tradicionale dhe mikpritjen shqiptare.












