Kryeministri Edi Rama, nga Kuvendi Rinor i PS-së, ka thumbuar ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj, i cili është në arriti pasi një urdhër-arresti ndaj tij nga SPAK.
Sipas Ramës, Partia Socialiste ka meritën e madhe për ‘Rreformën në Drejtësi’ e cila po godet majtas dhe djathtas. Rama tha se ata që e quajnë qeverinë “çetë hajdutësh”’, deri dje ishin në një karrige ngjitur me kryeministrin por sot janë në duart e drejtësisë ose në kërkim.
“Ata (Ahmetaj) që thonë se ne jemi çetë hajdutësh, sepse ja ky edhe ai që ishin deri dje me ne, madje deri një karrige me tutje nga unë, janë sot në duart e drejtësisë apo janë në kërkim nga drejtësia. Por ju do t’i thoni që po mos të ishim ne, socialistët, që e përdorëm pushtetin tonë për ti dhënë pavarësi drejtësisë sot nuk do kishte asnjë njeri të lidhur me pushtetin politikë të sotëm apo të djeshëm para drejtësisë, siç nuk pati kurrë më parë që nga viti 1912 deri kur ne bëmë Reformën në Drejtësi”, tha Rama.