Disa qytete të vendit kanë mbetur pa enegji elektrike pasditen e kësaj të diele.
Raportohet se rreth orës 17:40, Durrësi, Vlora, Fieri, Lushnja, Saranda, Kavaja, Shkozeti e Rrogozhina u përfshinë nga terri.
Burime nga OSHEE bëjnë me dije se ka rënë linja e OST, Fier dhe Elbasan. Gjithashtu mësohet se ka pasur një defekt të rëndë në një linjë të tensionit të lartë në zonën e Beratit.
Korrespondentët e Top Channel bëjnë me dije se këto qytete janë në errësirë totale, ndërsa në Vlorë nuk punon as interneti i kompanive telefonike në celularët e qytetarëve.












