Efi Dhedhes dhe Luiz Ejlli ishin një nga dyshet më të dashura të këtij edicioni të BBV, fillimisht miq dhe më pas rivalë, raporti i tyre kaloi në një kalvar ulje-ngritjesh, të cilat ndikuan në raportin e tyre jashtë shtëpisë.
Mirëpo publiku është ende kurioz të dijë nëse dyshja vazhdojnë të ndajnë të njëjtën miqësi, pasi që nga përfundimi i formnatiti ata nuk janë parë në asnjë rast bashkë.
I pyetur për raportin aktual të tyre dhe nëse janë takuar Luizi tha se nuk ka pasur kohë ta takojë.
“Mirë i kam marrëdhëniet. Nuk kam kohë të pi kafe me nënë time, të kem kohë me pi me Efin. Do e pi, me qumësht të ftohtë ajo, makiato unë si gjithmonë”, tha Luizi.












