Pas fjalimit të kryesocialistit Edi Rama për festën e 34-vjetorit e partisë, ai u ndal mes socialistëve për të biseduar.
Ajo që ra në sy ishte biseda me kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha e cila duket me tension.
Mësohet se kryeministri Edi Rama e ka kritikuar kryebashkiakun e Vlorës, për zjarret që kanë rënë në fushën e mbetjeve por edhe për mungesën e ujit të pijshëm në qytetin bregdetar të mbushur me turistë në këtë fillim sezoni.
View this post on Instagram












