E premtja shënon dhe ditën e fundit të fushatës për zgjedhjet e së dielës në Himarë.
Kryeministri Edi Rama iu premtoi himarjotëve se shumë shpejt do të zgjidhet çështja e pronave. Në krah të kandidatit socialist Vangjel Tavo, Rama paralamëroi rezultatin e zgjedhjeve.
“Kur del ai (Gjiknuri) thotë që do të bëhet tërmet, kur del ky tjetri këtu (Blendi Klosi) dhe thotë do bëhet breshër, kur dal unë dhe them shifra, këta kujtojnë se ne kemi ndarë lekët dhe kemi blerë votat. Ne ndërkohë kemi sistemin që e dimë paraprakisht rezultatin. Ne kemi bërë sondazhe, i kemi bërë në fillim, kur u vendos Vangjeli, i kemi bërë para një jave dhe ne e dimë pak a shumë se si do të dalë rezultati. Makineria jonë elektorale është një makineri moderne, partia jonë është organizim, koordinim, kemi shumë potencial për të marrë më shumë. Prandaj them që vitin e ardhshëm objektivi është për të marrë rezultatin më spektakolare të të gjithë këtyre 9 fitoreve radhazi”, tha Rama.












