Friday, September 11, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Çim Peka kritikon Sali Berishën: Po i “vdes” Partia Demokratike! Nuk do t’i mësojmë ne sesi…

by Rilindje
09/08/2026
in POLITIKË
Çim Peka kritikon Sali Berishën: Po i “vdes” Partia Demokratike! Nuk do t’i mësojmë ne sesi…

Gazetari Çim Peka, i cili konsiderohet si një njerëzit më afër Sali Berishës, nuk i ka kursyer publikisht kritikat kundër këtij të fundit. Në një postim në Facebook, Peka ka krahasuar Berishën me ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rrugova, për të cilët shkruan se të dy u bënë më të mëdhenj se partitë që ndërtuan.

Por gazetari shkruan se ndryshe nga ish-presidentit të Kosovës, kreu i PD-së rrezikon ta shohë partinë e tij që të dobësohet. Edhe pse sipas tij, Berisha u përball me një ofensivë politike dhe arriti të mbijetonte, Partia Demokratike rrezikon ekzistencën e saj.

Më tej, Peka shkruan se Berisha duhet të gjej një mënyrë për ta sjellë PD-në në pushtet dhe se kjo është detyra e tij dhe se nuk mund të ja mësojnë ai dhe të tjerët.

“Berisha perballe Rugoves, njeri apo te dy! Për mua, dy figurat politike më komplekse, por edhe më të kompletuara të këtyre 3–4 dekadave në trojet shqiptare, mbeten Ibrahim Rugova dhe Sali Berisha. Dy personalitete krejt të ndryshme në stil, temperament dhe mënyrën e ushtrimit të lidershipit, por që arritën diçka që shumë pak politikanë shqiptarë e kanë arritur: të bëhen më të mëdhenj se partitë që drejtuan.

Rugova vdiq përpara se t’i vdiste partia. Berisha, paradoksalisht, rrezikon të përjetojë të kundërtën: ta shohë partinë të dobësohet ndërsa ai është ende aty. Dhe kjo nuk mund të shpjegohet pa atë që i ka ndodhur opozitës shqiptare në këto vite. Berisha është përballur me një ofensivë politike dhe institucionale të jashtëzakonshme, brenda dhe jashtë vendit. U shpall politikisht i mbaruar, u izolua, u godit dhe u tentua të nxirrej jashtë skenës. Megjithatë, ai arriti të mbijetojë politikisht, të rimarrë kontrollin e partisë së tij dhe të fitojë betejën për ekzistencën e vet politike.

Por këtu mbaron beteja personale e Sali Berishës dhe fillon problemi i Partisë Demokratike. Sepse sot nuk mjafton që Berisha të ketë mbijetuar. Duhet të mbijetojë dhe të fitojë opozita.

Për herë të parë në 35 vjet pluralizëm, po shohim një fenomen që duhet lexuar me shumë kujdes: sheshi nuk është më ekskluzivitet i opozitës zyrtare. Ka qytetarë që protestojnë, reagojnë dhe kundërshtojnë pushtetin, por që nuk identifikohen domosdoshmërisht me strukturën politike që duhet ta përfaqësojë këtë revoltë.

Ky është njëkohësisht alarmi dhe mundësia më e madhe për opozitën. Berisha e fitoi betejën e tij kundër një bote që, në një moment, dukej e gjitha kundër tij. Tani duhet të gjejë mënyrën që të fitojnë demokratët. Si? Nuk e di. Dhe, në fund të fundit, nuk është detyra e gazetarëve t’i tregojnë liderit të opozitës se si ndërtohet partia dhe si fitohet pushteti. Lideri është ai.

Ne, gazetarët që nuk u shitëm dhe nuk u shantazhuam, kemi bërë dhe vazhdojmë të bëjmë pjesën tonë. Kaq kemi në dorë.

Por një gjë mund të thuhet me siguri: një parti që synon pushtetin nuk mund të ndërtojë vitrinën e saj politike me personazhe apolitikë, me njerëz pa peshë elektorale apo, edhe më keq, me “idiotë të dobishëm” që mund të prodhojnë zhurmë, por jo alternativë.

Sepse zhurma nuk është politikë. Mikrofoni nuk është lidership. Dhe revolta qytetare nuk shndërrohet vetvetiu në votë. Këtu qëndron sfida reale e Berishës: jo të dëshmojë edhe një herë se është politikisht i pathyeshëm, por të ndërtojë mekanizmin që e kthen rezistencën e tij personale në fitore politike për demokratët.

Mund t’i rregullosh në mënyrë perfekte dhëmbët e parë, ata që duken në fotografi. Por nëse lë pa kuruar dhëmbët e dytë dhe të tretë, goja nuk funksionon. Edhe një parti është kështu. Vitrina mund të të japë imazhin. Por zgjedhjet t’i fiton struktura“, shkruan Peka.

Tags: Cim pekaÇim Peka kritikon Sali Berishën: Po i "vdes" Partia Demokratike! Nuk do t'i mësojmë ne sesi...sali berisha

NGA KATEGORIA

Trump premton 5 mijë dollarë nëse fiton/ Manjani tallet më PD-në: Nëse do e bënte Rama këtë…
POLITIKË

Trump premton 5 mijë dollarë nëse fiton/ Manjani tallet më PD-në: Nëse do e bënte Rama këtë…

11/09/2026
Kush do të zëvendësojë Ballukun? Rama “shuan dilemat” për posin e zv/kryeministrit…
POLITIKË

Dalin EMRAT/ Kush janë deputetët socialistë që “refuzuan” urdhrin e Edi Ramës…

11/09/2026
Po sfidon Altin Dumanin dhe SPAK-un, kush e takoi Berishën në Amerikë…
POLITIKË

Po sfidon Altin Dumanin dhe SPAK-un, kush e takoi Berishën në Amerikë…

11/09/2026
Pritet “furtuna”/ Kush do të shkarkohet nga qeveria? Rama kryen LËVIZJEN urgjente: Sot…
POLITIKË

LAJM I FUNDIT/ Ndryshime në qeveri, LARGOHET një tjetër ministër i Edi Ramës

11/09/2026
Erion Veliaj me “një këmbë” jashtë burgut? Gazetari Artan Hoxha jep lajmin e bujshëm…
POLITIKË

Erion Veliaj me “një këmbë” jashtë burgut? Gazetari Artan Hoxha jep lajmin e bujshëm…

11/09/2026
Shkarkimi i Veliajt/ Kush janë 2 këshilltarët e PS dhe një i opozitës që largohen nga salla…
POLITIKË

“Të hënën të jetë gati”/ Bashkia e Tiranës lëshon URDHRIN e prerë: Bëni këtë gjë…

11/09/2026

LAJMET E FUNDIT:

Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta ish-pedagogu i UBT-së, kush është…
AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ Shuhet profesori! Ndahet nga jeta ish-deputeti shqiptar…

11/09/2026
Trump premton 5 mijë dollarë nëse fiton/ Manjani tallet më PD-në: Nëse do e bënte Rama këtë…
POLITIKË

Trump premton 5 mijë dollarë nëse fiton/ Manjani tallet më PD-në: Nëse do e bënte Rama këtë…

11/09/2026
Kush ishte? Rama flet për ish-bashkëpunëtorin e tij: Kishte dyshime për…
EDI RAMA

Kush ishte? Rama flet për ish-bashkëpunëtorin e tij: Kishte dyshime për…

11/09/2026
Kush do të zëvendësojë Ballukun? Rama “shuan dilemat” për posin e zv/kryeministrit…
POLITIKË

Dalin EMRAT/ Kush janë deputetët socialistë që “refuzuan” urdhrin e Edi Ramës…

11/09/2026
Po sfidon Altin Dumanin dhe SPAK-un, kush e takoi Berishën në Amerikë…
POLITIKË

Po sfidon Altin Dumanin dhe SPAK-un, kush e takoi Berishën në Amerikë…

11/09/2026
Pritet “furtuna”/ Kush do të shkarkohet nga qeveria? Rama kryen LËVIZJEN urgjente: Sot…
POLITIKË

LAJM I FUNDIT/ Ndryshime në qeveri, LARGOHET një tjetër ministër i Edi Ramës

11/09/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!