Kryeministri Edi Rama ka bërë një takim me përfaqësues të bizneseve në Malësinë e Madhe. Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se Zvicra nuk ka asgjë më shumë se alpet e Shqipërisë, përveç tangërllikut dhe faktit që fatura mund të të shkoj në stratosferë.
Sakaq, Rama ka marrë shembull disa biznese në Malësinë e Madhe, të cilat sipas tij, kanë shumë turistë dhe një herë që kryeministri ka shkuar nuk ka gjetur vend
“Unë nuk e di se çfarë ka në Zvicër më shumë se aty, përveç tangërllikut dhe faktit që fatura mund të të shkoj në stratosferë. Kështu që unë në Zvicër nuk kam vajt për të kaluar ndonjë ditë në ato alpet e Zvicrës, por te Buni i Bajraktarit unë e gjeta të njëjtën atmosferë që kam parë në Davos të Zvicrës kur kemi vajtur për takimin e madh atje dhe është një tjetër këtu, Shkodra Lake, që me thënë të drejtën nuk kam gjetur vend. Nuk kam dashur të fus Tonin mik, dhe as kam ndërhyrë dhe nuk gjeta vend. Është një parqet më të bukura në Europë”, tha Rama.












