Protagonisti kryesor i këtij “Big Brother Vip”, Luiz Ejlli po thyen rekord dhe sa i përket numrit të dronëve që i kanë mbërritur nga fansat mbi shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Mbrëmjen e djeshme i mbërriti një dron me pankartën “Luiz, Tropoja ty të do”, ndërsa paraditen e sotme i ka mbërritur një tjetër me një mesazh “të koduar”.
“Luiz, shqiptarët të kanë zemër. Big Luiz Albania” shkruhej në pankartën e dronit që mbërriti sot e shoqëruar me foton e Luizit dhe Kiarës.
Por, çfarë ka kuptuar Luizi nga ky shkrim? Pak ditë më parë, teksa po bisedonte me Kiarën, Luizi i tha asaj se nëse eliminohet dhe del nga shtëpia, në “prime-n” e radhës kur të jetë në studio ajo t’i thotë këngëtarit “të kam zemër” nëse është i pari nga mbështetja e publikut dhe “të dua” nëse nuk është ashtu siç duhet. Duket se fansat nuk e kanë lënë në pritje Luizin për të marrë përgjigjen me kode nga Kiara, por ia kanë dërguar përgjigjen me dron.












