Kryefjala e mbrëmjes së kaluar padyshim që ishte “sëmundja” e Luiz Ejllit.
“Nuk është historia ime por e shokut tim”, kjo ishte deklarata e këngëtarit e cila la pa fjalë banorët. Pas spektaklit, Kiara dhe Luizi biseduan veçmas ku i kërkoi që të largohej nga ajo pasi nuk dëshironte më të kishte të bënte fare me këngëtarin.
“Ajo gjë që më ke bërë, si ma ke thënë është shumë e rëndë. Jam përpjekur mos ta flas me njëri, me veten që mos dilte me asnjë dhe është një gënjeshtër e pafalshme. Unë po ta them, ka diçka nuk e di se çfarë është, por ti me kë gënjyer dhe bravo të qoftë dhe ta jap dorën.
Dhe nëse thash që çfarëdo gjëje të ndodhë me këtë djalin unë do jem deri në fund. Unë kam një familje nga jashtë dhe ata nuk ndihen mirë që të më shohin mua duke qarë. Të lutem nga ky moment nuk dua të kem të bëj fare me ty, kam gjithë këto vite që përpiqem të ndërtoj këtë imazh dhe del një çun si ty e ta hedhë poshtë“, i tha Kiara – Luizit.












