Wednesday, April 15, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

Dash Shehi ia “plas” troç: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

by Rilindje
09/04/2026
in POLITIKË
Dash Shehi ia “plas” troç: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi, ka ngritur shqetësime të forta për gjendjen e demokracisë dhe funksionimin e opozitës në vend. I ftuar në emisionin “Off the Record” nga gazetari Andrea Danglli Shehi u shpreh se Shqipëria rrezikon të rrëshqasë në modele të vendeve jo demokratike si Bjelloruesia.

“Kam frikë se po mbërrijmë në nivelin e Bjellorusisë, Azerbajxhanit apo Rusisë. Atje nuk ka rotacion real pushteti dhe protestat janë pothuajse të papërfillshme”, tha ai, duke theksuar se kjo lidhet edhe me trashëgiminë postkomuniste të vendit.

Sipas Shehit, një nga problemet kryesore mbetet mungesa e frymëzimit dhe rinovimit brenda opozitës.

“Opozita nuk inspiron më, sepse janë po të njëjtët njerëz. Nuk mund të kërkosh mbështetje duke u rikthyer për herë të tretë apo të katërt me të njëjtin grup dhe të njëjtat ide”, u shpreh ai.

Ai theksoi se për të fituar zgjedhjet, opozita duhet të prodhojë lidership të ri dhe alternativa të reja politike.

“Nëse opozita do të sjellë figura të reja dhe teza të reja, jam i bindur që zgjedhjet e ardhshme mund t’i fitojë. Por nëse kjo mbetet një përplasje ‘ndërmarrjesh’, atëherë qeveria ka avantazhin e pushtetit dhe të burimeve”, deklaroi Shehi.

Kreu i LZHK-së u ndal edhe te sistemi politik dhe zgjedhor në vend, duke kujtuar se ai është produkt i marrëveshjeve të mëparshme mes palëve politike.

“Marrëveshja e vitit 2008 prodhoi këtë kushtetutë, këtë sistem zgjedhor dhe këtë ndarje administrative. Ky është një sistem që e kanë ndërtuar vetë dhe tani duhet të përballen me pasojat e tij”, përfundoi Shehi.

NGA KATEGORIA

Kaos dhe mbushën Kuvendin me tym, jepet DËNIMI për deputetët e PD/ Kush përjashtohet…
POLITIKË

Dënim ekstrem! Këta dy deputetë të PD-së nuk do të shkelin në Kuvend…

14/04/2026
E Fundit/ Bordi ndryshon ÇMIMIN e karburantit: Nga sot nafta kushton…
POLITIKË

E Fundit/ Bordi ndryshon ÇMIMIN e karburantit: Nga sot nafta kushton…

14/04/2026
Takimi i “nxehtë” me Edi Ramën, Pacolli me rezerva për kryeministrin: Kam frikë se ai nuk e…
POLITIKË

Takimi i “nxehtë” me Edi Ramën, Pacolli me rezerva për kryeministrin: Kam frikë se ai nuk e…

14/04/2026
Inspekton punimet në shëtitoren e re në Vlorë: Duhet të identifikojmë vende të tjera për parkime
POLITIKË

Inspekton punimet në shëtitoren e re në Vlorë: Duhet të identifikojmë vende të tjera për parkime

13/04/2026
LAJM I MIRË! Kush aplikon për pasaportën Shqiptare, NDODH ndryshimi i fundit…
POLITIKË

“Ka një rritje të madhe!”/ Rama: Kjo gjë po ndodh në këtë qytet të Shqipërisë…

13/04/2026
“Nuk është Florjan Binaj”/ Del EMRI i kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë…
POLITIKË

“Nuk është Florjan Binaj”/ Del EMRI i kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë…

11/04/2026

LAJMET E FUNDIT:

Rama batuta me ish-kryebashkiakun e Nju Jorkut: Së shpejti do të të…
EDI RAMA

Rama batuta me ish-kryebashkiakun e Nju Jorkut: Së shpejti do të të…

15/04/2026
Dalin rezultatet/ S’do ta besoni kush kryeson për fitues në Big Brother VIP…
SHOWBIZ

Dalin rezultatet/ S’do ta besoni kush kryeson për fitues në Big Brother VIP…

15/04/2026
“Hajdeni se po na digjen fëmijët brenda”, Karamuço zbulon telefonatën e…
AKTUALITET

“Hajdeni se po na digjen fëmijët brenda”, Karamuço zbulon telefonatën e…

14/04/2026
Zjarri në Tiranë/ Reagon Kryeinspektori Sula: Do ngrihet një grup për…
AKTUALITET

Zjarri në Tiranë/ Reagon Kryeinspektori Sula: Do ngrihet një grup për…

14/04/2026
Rama i dorëzon pasaportën shqiptare/ Ish-kryebashkiaku i New York-ut jep premtimin: Shpejt do të…
BOTA

Rama i dorëzon pasaportën shqiptare/ Ish-kryebashkiaku i New York-ut jep premtimin: Shpejt do të…

14/04/2026
Situata DRAMATIKE te “5 maji”/ Kryepolici Skënder Hita dhe ministri Lamallari në…
AKTUALITET

Situata DRAMATIKE te “5 maji”/ Kryepolici Skënder Hita dhe ministri Lamallari në…

14/04/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!