Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani po shijon pushimet e tij verore në jug të Shqipërisë, në një nga resortet më luksoze të zonës.
Pushimet e tij duket se po kalojnë për mrekulli, pasi mbrëmjen e djeshme Manjani u filmua teksa argëtohej dhe dukej mjaft entuziast. Ai është filmuar duke kërcyer mbi një tavolinë, ndërsa po shijonte ritmet e këngëve greke të këngëtarit të njohur Konstantinos Argiros.
Atmosfera në lokal ishte e zjarrtë, me muzikë të lartë dhe këngë greke, teksa Manjani dukej i relaksuar dhe duke shijuar çdo moment të mbrëmjes. KETU SHIKO VIDEO-n:












