Kandidati i Partisë Demokratike në Fier, Fation Semanjaku është shoqëruar në komisariatin e policisë.
Burime për “Abc News” bëjnë me dije se policia e Fierit ka ndaluar Fatjon Semanjakun, pasi ky i fundit kishte vendosur një tende pa leje në sheshin qendror të qytetit.
Semanjaku ka kundërshtuar policët bashkiakë të cilët hoqën banderolën e vendosur pa leje në qendër të qytetit. Për të evituar përshkallëzimin e konfliktit ka ndërhyrë policia e cila e ka shoqëruar kandidatin e PD deri në komisariat dhe më pas e ka lënë të lirë.
Ndalimi i Semanjakut ka ardhur vetëm disa orë pas ngjarjes së ndodhur në qytetin e Bilishtit ku kandidati i PD-së, Bledjon Nallbati dhunoi një shofer kamioni.












