Sali Berisha deklaroi se me largimin e Xhaçkës, detyra e ministrit të Jashtëm ishte paracaktuar t’i jepej Spiropalit, por kryeministri Rama u tërhoq në moment të fundit për shkak të një video që qarkullonte.
Në përmbajtjen e materialit filmik, sipas Berishës, shfaqej Spiropali teksa bënte mbledhje me bandat në një hotel afër Shkodrës. Berisha u zotua se do ta publikonte atë video sapo t’i binte në zotërim.
“Kjo seancë ishte tipike në një sesion që mund të zhvillohet në shpellat e thella apo bodrumet e mafies. Të gjitha përgatitjet për postin e Ministrit të Jashtëm i kishte bërë Spiropali, por një video e minutës së fundit ku bënte mbledhje me bandat e Shkodrës në një hotel afër qytetit, detyroi Ramën që të anulojë zgjedhjen e saj. Ju garantoj që sa të më bjerë në dorë ajo video, do ta bëj publike”– tha Berisha.












