Babai i Dea Mishel ishte ditën e sotme i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” në Top Channel, ku foli për lojën e së bijës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP2”.
I ati i banores së shtëpisë më të famshme në Shqipëri u shpreh se Dea ka treguar karakter dhe se ‘është e vërtetë dhe e drejtë’.
“Të thuash sot të vërtetën krijon armiq. Vajza ime ka treguar karakter. Tregoi karakterin e saj, pavarësisht se është e ëmbël. Përballë padrejtësisë qëndron e fortë. Nëse zgjat programi, ju do ta shikoni, ajo nuk fyen, është sjellë me edukatë. Nuk i shmanget padrejtësive. Nuk ka mashtruar, nuk ka bërë prapaskena. Unë e shoh siç është në jetën e përditshme, nuk ka ndryshime”, tha babai i Deas.