Duke u ndalur te anëtarësimi i Shqipërisë në BE, Rama ka treguar se ka bashkëpunuar me Mira Muratin, drejtuese e Kompanisë ChatGPT, për të bërë të mundur rivendosjen e 280 mijë faqeve me masa ligjore të BE në legjislacionin tonë.
Kjo është bërë e mundur pasi i ka kërkuar ndihmë Muratit, duke thënë se kjo do të jetë dhe “dhurata e Vitit të Ri nga Shqipëria’ për liderët e BE në mbledhjen e 13 dhjetorit në Bruksel.
“Dua ta ndaj me ju që në 13 dhjetor në Bruksel, kur të mbaroj mbledhja bashkë me dilemën greke, do ua lë si kartolinë të Vitit të Ri të Shqipërisë të gjithë liderëve të BE rezultatin e testit të suksesshme të modelit shqiptar për ndërvendosjen në legjislacionin tonë të 280 mijë faqeve masa ligjore të BE. Asnjë cic mic ballkanik apo gërr gërr perëndimor nuk e vonon dot Shqipërinë në këtë proces themelor pune për anëtarësimin në BE. Shqipëria jo vetëm që do ta bëjë përafrimin e legjislacionit por do ta bëjë më shpejt se më i shpejti që e ka bërë më parë. Por do të ndihmojë bujarisht dhe Kosovën. Askush s’e pengon që të nisë ndërvendosjen e të gjithë trupit ligjor të BE”, tha Rama.












