“Tomy and Jerry” i shtëpisë së Big Brother Vip, pa dyshim që janë Olta dhe Luizi.
Së fundmi, teksa ishin duke biseduar në oborrin e shtëpisë, Olta për herë të parë pranoi para banorëve të tjerë se Luizi e meriton finalen dhe se do të fitojë madje. E dalë kjo nga goja e aktores, është e pabesueshme në këtë pikë të lojës.
“Zihem e grihem me Luizin, por ai e meriton finalen. E meriton me gjithë gjërat që ka bërë. Është formati i tillë, bën lëmsh shtëpinë ai, krijon situata. Ai do të fitojë”, është shprehur Olta.