Shkolla 9-vjeçare ‘Emin Duraku’ është drejt përfundimit të punimeve. Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se kjo shkollë do të hapë dyert së shpejti me standardet më të mira për 1200 nxënës dhe mësues.
“Drejt përfundimit puna për rindërtimin e shkollës 9-vjeçare “Emin Duraku” në zemër të Tiranës, e cila do të hapë dyert së shpejti me standardet më të mira për 1200 nxënës dhe mësues”, shkruan Rama.
Shkolla ‘Emin Duraku’ është rindërtuar si pjesë e fondit ‘EU4schools’ të financuar nga Bashkimi Evropian.