Bashkimi Europian vlerëson faktet e provat, deklaroi kryeministri Edi Rama teksa prezantoi modulin “AI” të zhvilluar brenda platformës së integrimit europian dhe anëtarësimit.
Rama foli për hapjen e dy dyerve të tjera në korridorin drejt familjes së bashkuar europiane. Sipas Rames, ky modul do të përfundojë në 2027 dhe 2030 do ta gjejë Shqipërinë anëtare të BE.
“Me këtë model do jemi të gatshëm ta mbyllim brenda afateve dhe nga pikëpamja teknike të konsiderohemi gati brenda vitit 2027, për t’i dhënë kohë procesit politik, për t’i dhënë kohë ratifikimit të parlamenteve të vendeve të BE-së dhe brenda një harku dyvjeçar që parashikojmë, maja e 2030-ës të na gjejë me flamurin tonë në rresht, i pari, se në gjuhën e Europës fillon me A në gjuhën tonë fillon me Sh. Dhe tani jemi në një fazë ku të huajt na shohim me A në çfarë bëjmë, kurse brenda vetes Sh…sh…sh…sh, histori e njohur që e përndjek Shqipërinë denbabaden, por që me anëtarësimin në BE do të mbarojë”, tha Rama.












