Virgjëria vijon të mbetet një tabu në shoqërinë tonë shqiptare, sidomos tek vajzat.
Në shumë raste, kur vajzat kanë pasur një marrëdhënie të hershme që nuk ka pasur fund të lumtur, kërkojnë “shpëtim” tek mjekët.
Himinoplastika apo si apo siç njihet ndryshe si “qepja” është kërkesa më e shpeshtë që marrin mjekët gjinekologë, kryesisht në kryeqytet.
“Tirana ka emancipuar, çfarë më vjen nga zonat rurale e kanë më shumë problem. Pjesa e virgjërisë, unë kam pyetje rreth humbjes së virgjërisë me pyetje anash e anash dhe pyesin nëse ka mënyra që të virgjërohen. Unë kam përditë telefonata të cilat pyesin dhe thonë a bëni himinoplastika. Por këtë ne nuk e ofrojmë dhe u them që marrëdhëniet e ngritura mbi gënjeshtra, nuk është marrëdhënie”, tha gjinekologia Bylykbashi












