PS ka ndërmarrë një hap të ri për të minimizuar nepotizmin brenda radhëve të saj, duke krijuar një Komision Etike. Ky projekt u prezantua para grupit parlamentar të PS-së në praninë e Edi Ramës, ndërsa detajet u bënë publike nga kryetari i grupit, Taulant Balla.
Familjarët e deputetëve që deri tani janë të punësuar në administratën shtetore duhet të dorëhiqen nga puna, ose deputeti humbet mandatin!
Balla theksoi rëndësinë e ndarjes së qartë mes funksionit politik dhe lidhjeve familjare. Ai deklaroi se anëtarët e familjes së deputetëve të Partisë Socialiste nuk duhet të kenë angazhime në administratën publike, duke shtuar se kushdo që ndodhet në këtë situatë duhet të shkëputet nga ky pozicion.
Komisioni i ri i etikës brenda PS-së do të drejtohet nga Lindita Nikolla. Anëtarët e këtij komisioni janë Kiduina Zaka, Erjon Malaj, Marjana Koceku dhe Ermal Elezi.












