Kombëtarja e Argjentinës ka kaluar në finalen e madhe të Kupës së Botës ‘Katari 2022’ pasi mposhti Kroacinë me rezultatin e thellë 3-0.
Një video interesante është publikuar në rrjetet sociale, ku shihet Lionel Messi duke u përqafuar me trajnerin. Kjo dyshe nga fillimi kishin premtuar finalen e madhe në Katar dhe e arritën qëllimin.
Kujtojmë që nesër zhvillohet gjysmëfinalja e dytë mes Marokos dhe Francës për ta mësuar edhe finalistin e dytë.