Nga Prishtina, kryeministri Edi Rama ka lëshuar mesazhe të forta kundër Gjykatës së Hagës.
Rama ka kërkuar një rezolutë kundër Gjykatës së Hagës e cila prej 5 vitesh po mban “peng” ish krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Jakup Krasniqin.
“Sot që jemi të gjithë këtu, në Kuvendin ku u shpall dhe u fIrmos pavarësia e Kosovës, Thaçi, Veseli, Krasniqi, Selimi mbahen penga prej gati 5 vjetësh, në qelitë e një gjykate ndërkombëtare, e cila në çdo hap ka zhgënjyer këdo që ka pritur prej saj virtytet e shtetit të së drejtës. Ajo që unë nuk vij dot deri këtu në Prishtinë të marr fjalën dhe ta gëlltis në heshtje, në mungesë të Hashimit dhe Kadriut, është nyja e mbledhur në fyt se ai proces është një proces i parregulltë ligjor. Nuk rrit dot pa ua thanë çudinë time për faktin që në këtë sallë nuk është ndërmarrë asnjëherë një nismë përmes një rezolute, për të gjitha vendet financuese të asaj gjykate”, tha Rama.












