Pagat e atyre që punojnë në shtet, nga viti 2026 do të rriten aq sa do të shtrenjtohen çmimet. Për këtë qëllim qeveria Rama ka parashikuar një fond prej 4.3 miliardë lekësh.
“Pra duhet parë inflacioni në vitin2025, ai inflacion do të merret për bazë për indeksimin e pagave në sektorin publik në vitin 2026. Sigurisht që kjo është një shifër minimale dhe në parim fuqi blerëse mbetet po e njëjtë. Pra një punonjës i administratës publike, pas indeksimit merr të njëjtën gjë”, tha eksperti për ekonominë, Eduart Gjokutaj.
Ndërkohë pas objektivit për “pagë mesatare 900 euro”, qeveria duket se ka hequr dorë nga reforma të ngjashme. Për vitet 2025 dhe 2026 nuk është parashikuar asnjë fond për politika të reja pagash nga 11 miliardë lek lekë këtë vit. Një shqiptar pavarësisht nëse është rrogëtar në shtet apo privat, paguhet mesatarisht 3.6 euro/orë.