Një aksident i frikshëm ka ndodhur në qendër të qytetit të Beratit.
Drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin, duke marrë përpara mbajtëset metalike të rrugës dhe në fund është përplasur me shtyllën. Aksidenti ka ndodhur në qendër të qytetit, në vendin e quajtur “Axhensia”,në hyrje të parkimit nëntokësor.
Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë kalimtar të lënduar. Pas përplasjes, drejtuesi i mjetit e ka braktisur makinën dhe është larguar nga vendngjarja. Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë që po kryejnë veprimet e para hetimore dhe që bën të mundur edhe hapjen e rrugës, që mbeti e bllokuar për disa minuta.