Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në zonën e Thethit në Shkodër ku ka shpërndarë edhe 200 tituj pronësie.
Teksa foli për disa problematika, kreu i qeverisë dha LAJMIN E MIRË se qeveria do të falë gjobat që janë vendosur për ndërtimet pa leje.
“Sot janë 200 tituj pronësie që janë këtu, një pjesë do ta shpërndajmë tani, pjesën tjetër do ta merrni gjatë ditës. Këtu ka një masë gjobash që janë vendosur si rezultat i ndërtimeve aty ku keni pasur shtëpinë e vjetër që janë bërë për shkak të nevojës për të krijuar ekonomi përmes turizmit dhe që nuk janë ndërtuar sipas ligjit, jo se nuk keni dashur, por sepse shtrëngimi i legjislacionit për këtë zonë të mbrojtur natyrore e ka bërë të pamundur. Qeveria do të falë të gjithë këto gjoba sepse e kemi diskutuar dhe sic e thashë nuk janë tipikisht ndërtime të bërë abuzivisht për t’ju shmangur ligjit”, tha Rama.












