Kryeministri Edi Rama do të mbledhë në 1 shtator ministrat, kryebashkiakët dhe drejtuesit e institucioneve në mbledhje e radhës për të analizuar punën 6 mujore por dhe për të vendosur prioritetet në muajt e ardhshëm.
Takimi do të zhvillohet në Tiranë, ndërsa do të ndahet në disa shtylla kryesore si reformat e integrimit, politika e jashtme, mirëqeverisja, rendin dhe siguria si edhe investimet publike.
Kjo është mbledhja e tretë brenda vitit e këtij lloji. Në janar, Rama mblodhi kabinetin qeveritar, drejtuesit vendorë dhe drejtorët e institucioneve në qytetin e Shëngjinit, ku dha jo vetëm objektivat për turizmin por u analizua dhe puna e bërë në terren. Edhe më 9 mars në qytetin e Shkodrës, kreu i qeverisë zhvilloi një mbledhje të ngjashme, ku u thërritën kryebashkiakët e majtë dhe një pjesë e kabinetit qeveritar.












