Një tërmet me magnitudë 4.1 Rihter ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetarët në Vlorë. Lëkundjet janë ndjerë në orën 02: 50. Tërmeti kishte një thellësi 22 km dhe ishte 11 km në jug të Vlorës.
Nga tërmeti që u shënua këtë të hënë fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale. Tërmeti ka shkaktuar frikë te qytetarët e Vlorës të cilët kanë shprehur ndjesitë në rrjetet sociale.
“Tërmet i fortë sa që u zgjuam nga lëvizja e dyerve“, “Shumë i fortë u tund shtëpia”- ishin disa nga komentet e njerëzve që ndjenë tërmetin.