Kolegji Zgjedhor ka vendosur PËRSËRITJEN e zgjedhjeve në bashkinë e Rrogozhinës. Kolegji ka pranuar kërkesën e koalicionit “Berisha-Meta”, duke bërë të pavlefshëm rezultatin e kutisë së burgut e cila i dhuroi fitoren kandidatit socialist.
Vendimi është marrë ditën e sotme dhe pritet që tashmë të kemi zgjedhje të reja për Kryetar Bashkie në Rrogozhinë.
Kujtojmë se Bashkinë e Rrogozhinës e fitoi kandidati i PS, Edison Memolla me një diferencë të ngushtë prej 21 votash kundrejt kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha. Diferencën e bëri kutia me vota e dalë nga burgu i Rrogozhinës, duke shkaktuar edhe polemika e akuza mes palëve. Më herët Kolegji urdhëroi rinumërimin e kutisë së burgut, por kjo gjë nuk solli ndryshimin e rezultatit.












