Kryeministri Edi Rama ka vendosur të mbledhë Kongresin e Partisë Socialiste në 8 dhjetor, pikerisht ditën e Lëvizjes Studentore.
Kongresi i Socialistëve ishte parashikuar të mbahej në 4 nëntor, por u shty nga kryesocialisti i cili kërkoi angazhim të deputetëve në diskutimet e buxhetit.
Lajmin e konfirmoi nënkryetarja socialiste e Kuvendit, Ermonela Felaj: “Kongresi i PS do të mbahet me 8 Dhjetor në sallën e Pallatit të Kongreseve. Nuk di pse duhet të ndryshojë diçka në Partinë Socialiste për shkak që anëtarë të Partisë Socialiste, apo simpatizantë, apo kushdo qoftë ka të bëjë në një moment të caktuar me prokurorinë dhe gjykatën”












