Analisti Fitim Zekthi theksoi se opozita ka rënë në heshtje për shkak të humbjes së thellë që pati në zgjedhjet lokale ku Partia Socialiste fitoi gjithçka duke i lënë opozitës vetem 7 bashki te vogla.
Analisti Fitim Zekthi nënvizoi se Drejtësia e re po frikeson opoziten. Kujtojmë që çifti Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi prej disa javësh jane zhdukur plotesisht duke mos dale ne asnje ekran televiziv.
“Meta e kuptoi se ajo që ndodhi ishte e mjaftueshme për të kuptuar se nuk vazhdohet kështu, duhet diçka tjetër. Meta ka zgjedhur të rri në heshtje. Vera është e heshtur per opoziten, e një nga arsyet është Prokuroria. Humbja e opozitës prodhoi një shok total dhe është e përballueshme. Mendoj se drejtësia e ka frikësuar opozitën dhe kjo e fundit po hesht tani”- tha Fitim Zekthi.












