Presidenti Joe Biden ka komunikuar me fituesin e zgjedhjeve presidenciale Donald Trump dhe e uroi atë për fitoren.
Sipas mediave amerikane, Presidenti Biden shprehu angazhimin e tij për të siguruar një tranzicion të qetë dhe theksoi rëndësinë e punës për të bashkuar SHBA.
Pavarësisht fushatës së ashpër elektorale, Biden pas humbjes bën gjestin e papritur pasi fton presidentin e zgjedhur Trump të takohet me të në Shtëpinë e Bardhë.
Stafi do të koordinojë një datë specifike në të ardhmen e afërt për takimin e bujshem mes rivaleve Biden dhe Trumpit.