Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një urim special për festën e “8 Marsit”.
“Gëzuar 8 Marsin” shkruan kryeministrin i cili ka njoftuar aplikimin e një pakete të re të mbështetjes sociale për nënat me shumë fëmijë. Nga 1 Janari, nënat e papuna me tre apo më shume fëmijë nën 18 vjeç përfitojnë sigurimet shëndetësore dhe shoqërore për 5 vitet e para të fëmijës.
“MIRËMËNGJES! Gëzuar “8 Marsin” me risinë që këtë vit e në vijim nënave të papuna me tre e më shumë fëmijë, sigurimet shoqërore e shëndetësore u paguhen nga shteti pas Këshillimit Kombëtar, ku shumica dhanë pëlqimin e tyre për këtë risi”, shkruan Rama.












