Aktori Julian Deda ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ‘mjeshtrit të madh’ të humorit Zef Deda.
Në reagimin e tij, Julian Deda njofton se homazhet do të mbahen ditën e nesërme dhe më pas përcjellja për në banesën e fundit në varrezat e Rrmajit.
“Me dhimbje të thellë, ju njoftoj për ndarjen nga jeta të babait tim, Zef Deda. Homazhet do bëhen neser (e Shtune, 25 Nentor) në hollin e Teatrit “Migjeni”, qe ishte edhe shtepia e tij e dytë, duke filluar nga ora 09:00. Pas homazheve, në orën 13:00, kortezhi niset për meshën e dritës, më pas percjellja për në banesen e fundit, në varrezat e Rrmajit“, shkruan Julian Deda.












