Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka konsumuar drekën në Samitin e Liderëve të Bashkimit Europian, që po zhvillohet në Britaninë e Madhe.
Duket se Rama ka pakënaqësi nga ushqimi që ka provuar atje. Kreu i qeverisë shqiptare ka shpërndarë foton me ushqim dhe shkruan: “Nuk kanë faj fare anglezët që kur vijnë në Shqipëri thonë ‘Oh sa mirë hahet këtu tek ju!’”.
Kështu, Rama promovon edhe njëherë Shqipërinë në Europë, duke ftuar të gjithë turistët që të vijnë e të vizitojnë vendin tonë. Këtë të enjte, liderët e Bashkimit Evropian janë mbledhur në Oxfordshire të Mbretërisë së Bashkuar për Samitin e Bashkësisë Politike Evropiane.












