Kryeministri Edi Rama në një intervistë për emisionin italian në “Rai3”, ka folur edhe për akuzat që ish-zv.kryeministri, Arben Ahmetaj ka bërë nga arratia, duke u shprehur se kokat e krimit marrin tendera nga qeveria.
Rama tha se ai nuk i beson shumë atyre që flasin pasi nuk ua ngroh më të ndenjurat karrigia e pushtetit dhe shton se sipas këta persona nuk duhet të merren seriozisht, por vetëm të mëshirohen.
Në lidhjen me faktin se Arben Ahmetaj ka pasur poste të rëndësishme në qeveria, Rama u përgjigj duke thënë: “Ah! Kemi një thënie ne në Shqipëri, “pyll pa derra nuk ka”.
Rai3: I njëjti person (Arben Ahmetaj) pretendon se në këtë zyrë kanë ardhur edhe shefat e organizatave kriminale shqiptare dhe që ju i keni takuar?
Rama: “Atëherë, duhet të jetë një burim tërësisht i ndotur dhe duhet të ketë probleme me drejtësinë. Ah! Kemi një thënie ne në Shqipëri, “pyll pa derra nuk ka”.












