Eksperti i kriminialistikës, Ervin Karamuço përmes një reagimi në rrjetin e tij social, ka paralajmëruar një tjetër goditje të fortë nga ana e SPAK gjatë muajit gusht.
Karamuço, thekson se nëse do të jenë të vërteta ato që thuhen për aksionet që pritet të ndërmarrë SPAK ka për të qenë një “bombë atomike”.
“Kjo bomba e Gushtit, nëse është e vërtetë, më duket se qenka bombe atomike….”, shkruan Karamuço duke paralajmëruar arrestime të bujshme nga SPAK.
“Peshq të mëdhenj” të politikës pritet që të bien në pranga pasi Reforma në Drejtësi po jep rezultatet e para duke i vendosur prangat të paprekshmit.












