Një lajm i befasishëm vjen nga përfaqësuesja e Brazilit. Eleminimi nga Botërori nuk është kapërdirë dhe trajneri Tite ka dhënë dorëheqjen. Lajmi bëhet me dije nga Fabrizio Romano që raporton fundin e bashkëpunimit.
“Një disfatë e dhimbshme, por jam në paqe me veten time, është fundi i këtij cikli. Ky vendim është marrë që një vit e gjysmë”, tha Tite.
Brazili me eleminim nga Kupa e Botës ka ndarë rrugët me trajnerin Tite. Humbja ndaj Kroacisë pas gjuajtjeve të penalltive rezultoi dhe ndeshja e fundit për trajnerin brazilian që e drejtonte prej dy vitesh. Është hera e dytë radhazi që Brazili del nga Kupa e Botës në fazën çerekfinale.