Qeveria Rama do të mbështesë bujtinat në zonat malore përmes një pakete e cila do të bëhet me dije së shpejti. Lajmin e bëri me dije kryeministri Rama, i cili theksoi se shteti do të ketë barrën kryesore në mundësimin e kredive në banka.
Kreu i qeverisë deklaroi se janë drejt hapave të fundit për ta bërë publike këtë paketë, e cila do të ketë ndihmën e shtetit në marrjen e kredive.
“Një program ‘paketa e maleve’ apo fletorja e maleve, nuk e di si do ta quajmë. Jemi duke shkuar drejt finalizimit dhe do të bëjmë mbështetje për rrjetin e bujtinave nëpër male. Jemi duke folur dhe po e mbarojmë me bankat. Në mënyrë që bankat të na mundësojnë kredi ku barrën kryesore ta ketë shteti. Të bëjmë dicka të mirë, se kemi marrë cdo dy ditë emigrantë që duhen të kthehemi”, tha Rama.
Po ashtu, qeveria po synon dhe nxitjen e shqiptarëve që janë emigruar jashtë vendit që të kthehen në atdhe për të rijetësuar banesat e gjyshërve në zona të thella të Shqipërisë.