Kuvendi miratoi sot heqjen e mandatit të deputetit Arben Ahmetajt, duke i hapur rrugë SPAK-ut për të arrestuar ish-zv. kryeministrin.
Nga deputetët që ishin të pranishëm ne Kuvend, 117 votuan PRO, heqjes se mandatit teksa 3 deputete abstenuan.
Por kush ishin deputetët që nuk nxorrën kartonin jeshil në sallë? Agron Duka, Vangjel Dule dhe Fatmir Mediu janë 3 deputetët që kanë abstenuar në votimin për arrestimin e Arben Ahmetajt.
Tashmë SPAK do marrë leje në Gjykatë për të vijuar me arrestimin dhe kontrollin e banesës së Ahmetaj, i cili është në mungesë. Gjithçka tjetër mbetet në dorën e Prokurorisë SPAK.












