Deputeti socialist Erion Braçe ka denoncuar këtë të enjte rritjen për herë të tretë brenda pak ditësh, të çmimit të naftës.
Braçe akuzon grosistët e karburanteve se po abuzojnë, pavarësisht se çmimet në bursa janë ato të paraluftës dhe monedhat e huaja janë në minimum historik.
“Tregtaret e naftes e cuan çmimin sot ne 185 leke per liter-6 leke me shume! Dhe kjo eshte ajo nafta standarde, ajo tjetra “e mira” shitet me cmim 189, 190, 191 leke per liter! Ne tre dite, tregtaret e rriten cmimin dy here, 9 leke per liter! Ne tre jave-fill pasi bordi nderpreu vendimmarrjen, tregtaret e naftes e mbajten cmimin te pandryshuar! Edhe pse ne burse cmimi u ule ne nivelet e para luftes, edhe pse kursi i monedhes ra ne nivele historike“, shkruan Braçe.












