Kryeministri Edi Rama, pas takimit elektoral në bashkinë e Belshit, është zhvendosu në Cërrik, ku ka kërkuar votën për kryebashkiakun aktual dhe njëherazi kandidati i PS për këtë bashki, Andi Salla në zgjedhjet e “14 Majit”.
Rama tha se më në fund Cërriku ka një bilanc pozitiv pune dhe kjo ka ardhur falë punës se madhe të bërë nga Andi. Kryeministri shtoi se Cërriku nuk ka ndryshuar në të gjithë historikun e vet, sa ka ndryshuar këto 4 vite.
Ai shtoi kandidat i PS është “shalqi me provë” dhe se është “kali” i vetëm që mund ta tërheqë karrocën përpara.
“Nuk ka ndryshuar Cërriku në të gjithë historikun e vet, se sa ka ndryshuar në këto 4 vite. Më shumë se ndryshimi, i rëndësishëm është shpresa. Kundërshtarët të gjitha kanë një karakteristike, vijë nga e shkuara, nuk kanë bërë asgjë nga e shkuara dhe vijnë jo për të bërë punë, por për të marrë peng bashkitë për interesa personalë.Andisi është “shalqi me provë”, dhe këtë e thotë kryekali i Tironës. Ne nuk jemi më të mirët, por kuaj të tjerë për të tërheq karrocën, nuk keni ku të gjeni”, tha Rama.












