Pjesa më e madhe e prodhimit të fasules në juglindje ka gjetur treg në vendet e Ballkanit.
Më shumë kërkesa ka pasur nga Greqia, Maqedonia e Veriut dhe Kosova, vende drejt të cilave është eksportuar sasia më e madhe.
Rritja e volumit të eksporteve të fasules, por edhe rendimenti më i ulët për shkak të ndryshimeve klimaterike, ka rritur gati dyfish çmimin e këtij produkti në tregun vendas. Një kilogram “fasule Korçe” me pakicë sot shitet me 5-7 mijë lekë.
Në kushtet e mungesës së fasules së vendit, në treg po dominon fasulja e importit. Rajoni i Korçës është ndër prodhuesit më të mëdhenj të fasules në vendin tonë, me 2434 ha sipërfaqe të kultivuar dhe prodhim vjetor 2700 ton. Vitin e kaluar janë eksportuar rreth 120 ton fasule në Greqi dhe 40 ton në Maqedoninë e Veriut.












