Sali Berisha ka reaguar për herë të parë pasi rivali i tij politik, ish-kreu i Partisë Socialiste Fatos Nano, prej një jave ndodhet i shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sali Berisha fillimisht i uroi sherim te shpejtë Fatos Nanos, më pas bëri edhe koment te papritur dhe njëkohësisht të turpshëm për Edi Ramen i cili dje i akordoi Fatos Nanos medaljen e “Mirënjohjes Publike”.
“Me gjithë sinqeritetin dhe me gjithë zemër i uroj shërim të shpejtë dhe të plotë qe ta kaloje kete situate jo të lehtë dhe të kthehet në familjen e tij. Nuk dua të shkoj më tej, se po të shkoj më tej do të dënoja me ashpërsinë më të madhe fasadën e “jagos”, sepse Edi Rama ishte “jago” i Fatos Nanos. Të themi të vertetën, të të qajë “jagoja”…(qesh) Zoti është i madh nuk kam çfarë të them tjetër. Cfare medalje mirenjohje ishte ajo, lere mos hyjme ne ate muhabet“, tha Berisha.












